Zgjidhje të thjeshta nga shtëpia për thembra të çara

Zgjidhje të thjeshta nga shtëpia për thembra të çara

Shumë vajza dhe gra nuk mbathin take të larta dhe bëjnë çmos vetëm për t’i fshehur thembrat e çara.

Thembrat e çara janë dukuri e shëmtuar dhe shkaktojnë dhimbjePor, pavarësisht se në treg gjenden me mijëra produkte për shërimin e tyre, shumë pak nga to e kryejnë funksionin e vet.

Mirëpo, mënyra më e mirë dhe e lirë për t’i shëruar ato është përmes produkteve që mund t’i bëni në shtëpinë tuaj.

Lëngu i limonit

Vetitë e veta acetike ndihmojnë në heqjen e qelizave të vdekura të lëkurës, gjë që ju sjell një lëkurë më të butë dhe shëndetshme në vendin e thembrave të çara.

Prijeni limonin në dysh dhe fërkojeni zonën e infektuar. Bëjeni këtë për pesë minuta dhe pastaj pastrojeni me ujë.

Mjalti

Mjalti ka veti antibakteriale dhe është i përsosur për trajtimin e thembrave të çara the thara.

Një gotë me mjaltë e vendosni në një legen me ujë dhe e përzieni.

Pastaj, i futni këmbët në ujë për 15 deri 20 minuta dhe i fërkoni këmbët me lehtësi.

Bananet

Bananet e pjekura janë ndër ilaçet më të mira shtëpiake për shërimin dhe trajtimin e thembrave të thara dhe çara.

Një banane të pjekur e copëtoni dhe e bëni në formë të pastës, pastë të cilën e vendosni në thembrat tuaja pasi t’i keni pastruar.

Pritni 10 deri 15 minuta dhe pastroni këmbët me ujë të nxehtë.