Dikur të martuar, por tashmë beteja ligjore mes Brad Pitt e ish-gruas së tij, yllit të aktrimit Angelina Jolie, s’ka të ndalur.
Zhvillimet e fundit rreth vreshtarisë së tyre franceze, Château Miraval, ka marrë një zhvillim të ri.
Pitt ka kërkuar nga ish-bashkëshortja një kompensim prej 30 milionë eurosh për shitjen e pjesës së saj në pronë
Këto pretendime bazohen në email-et që avokatët e Angelina Jolie dërguan vitin e kaluar, të cilat tashmë janë paraqitur si prova nga ekipi ligjor i Pitt, shkruan People.
“Vështirësitë e këtij procesi janë krijuar nga vetë zoti Pitt – ai po padit znj. Jolie dhe po kërkon 30 milionë euro dëmshpërblim”, shkruajnë avokatët në email. “Për këtë arsye, ai duhet të mbulojë shpenzimet për përgatitjen e dokumenteve që do të vërtetojnë (ose jo) dëmet që pretendon”.Brad Pitt e nisi procedurën e parë ligjore që në vitin 2022, duke pretenduar se Jolie e kishte shitur pjesën e saj në Miraval pavarësisht një marrëveshjeje të supozuar mes tyre që askush nuk do ta shiste pjesën e vet pa marrë miratimin e tjetrit.
Jolie mohoi të ketë ekzistuar një marrëveshje e tillë dhe u kundërpërgjigj me padi, duke e akuzuar Pitt se “po zhvillon një luftë hakmarrëse” kundër saj.

