Të paktën 26 të vdekur nga një zjarr në një klub nate në Indi

Të paktën 26 të vdekur nga një zjarr në një klub nate në Indi

Një zjarr në një klub nate të njohur në rajonin bregdetar të Goas në Indi ka lënë të vdekur 25 persona, sipas zyrtarëve lokalë.

Besohet se shumica e viktimave janë stafi i klubit të natës Birch by Romeo Lane, i ndodhur pranë një plazhi të njohur. Thuhet gjithashtu se midis të vdekurve ka edhe turistë.

Policia beson se një bombolë gazi shpërtheu në kuzhinën e klubit, duke shkaktuar një flakë që përfshiu të gjithë lokalin të shtunën në mesnatë sipas kohës lokale.

Të dielën në mëngjes, zyrtarët thanë se numri i të vdekurve ishte rritur nga një shifër e mëparshme prej 23 personash”Zjarri ishte i përqendruar kryesisht rreth zonës së kuzhinës në katin përdhesë”, ka thënë Alok Kumar, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Goas.

Shumica e trupave janë gjetur pranë kuzhinës “duke sugjeruar se viktimat ishin të punësuar në klub”, ka shtuar Kumar.

Kryeministri i Goas, Pramod Sawant, u ka thënë gazetarëve se “tre deri në katër” turistë kishin humbur jetën, por nuk ka dhënë moshën ose kombësitë e tyre.