Si në filmat e James Bond-it: Biznesmeni vendos diamant 2-karatësh në syrin artificial

Si në filmat e James Bond-it: Biznesmeni vendos diamant 2-karatësh në syrin artificial

Nga dhëmbët metalikë të Jaws në The Spy Who Loved Me deri te fytyra e mbuluar me gurë të çmuar e Zao-s në Die Another Day, armiqtë më ikonikë të James Bond-it kanë pasur gjithmonë stilin e tyre të veçantë.

Tani, një bizhuter i ri ka sjellë në jetë një pamje që do t’i shkonte për mrekulli çdo antagonisti të 007-ës.

Slater Jones, 23 vjeç, ka vendosur një diamant 2-karatësh në syrin e tij artificial – një krijim që, sipas tij, ka kushtuar rreth 2 milionë dollarë (1.45 milionë paund).

Kjo e bën syrin e Jones-it ndoshta protezën më të shtrenjtë në botë.Eksperti i protezave John Imm, i cili e krijoi syrin unik, shkroi në Instagram:

“Kam bërë rreth 10 mijë sy artificialë gjatë 32 viteve të fundit, për pacientë nga 6 javësh deri në 101 vjeç. Ky është më i vlefshmi për nga materiali. Është një diamant 2 karatësh. Pse jo 3 karatësh? Sepse nuk do të futej.”Pamja e re e Slater Jones-it është bërë virale në rrjetet sociale, ku një komentues shkroi me humor:

“Ky njeri është i destinuar të bëhet një villain i James Bond-it.”

Jones humbi shikimin në syrin e djathtë në moshën 17-vjeçare, pas një infeksioni të quajtur toksoplazmozë. Pas disa operacioneve të dështuara, mjekët vendosën që syri duhej hequr.Por, si dizajner bizhuterish, ai nuk donte një protezë të zakonshme. Në vend të kësaj, krijoi vetë një sy unik – me irisin e bërë nga diamant natyral, që shkëlqen fuqishëm në dritë.

Krijuesi i protezës, John Imm, shkroi në X (ish-Twitter):

“Bashkëpunova me pacientin Slater, i cili bën bizhuteri, për t’i krijuar një sy artificial me irisin e bërë nga diamant. Është padyshim syri artificial më i vlefshëm në botë. Dhe po, po e ‘shkëlqen’ me të drejtë.”

Vetë Jones thotë:

“E humba syrin, por kjo më solli dritë të re në jetën time.”

Tashmë, ai e quan veten ‘Diamond Eye’ (Sy Diamanti) dhe e përdor pamjen e tij mbresëlënëse si markë personale për të promovuar biznesin e tij të bizhuterive. Në Instagram, ai shpesh shkruan:

“Nëse argjendari yt s’ka sy me diamant, s’dua ta shoh.”

Fansat në rrjete sociale janë mahnitur nga syri i tij i pazakontë:

“Vëlla, dukesh si një armik i James Bond-it.”Ka protezën më të fortë që kam parë ndonjëherë.”

“Do jepja një sy për ta pasur një të tillë.”

Megjithatë, disa komentues shprehin shqetësim për sigurinë e tij:

“Të gjitha janë argëtim derisa dikush të të vjedhë syrin me diamant,” – shkroi dikush me shaka.

Të tjerë shtuan:

“Duhet të kesh kujdes sa herë që del jashtë!”

Pavarësisht komenteve, Slater Jones e ka kthyer një tragjedi personale në sukses – një shembull sesi humbja mund të shndërrohet në art dhe marketing të jashtëzakonshëm.

Si “rriten” diamantet në laborator?

Diamantet janë të çmuara sepse formohen në kushte ekstreme – me presion dhe temperatura shumë të larta – për miliona vjet, thellë nën sipërfaqen e Tokës.

Por sot, shumë kompani në mbarë botën po rrisin diamantet artificiale në laboratorë, duke tronditur industrinë tradicionale të gurëve të çmuarProcesi fillon me një “farë” diamanti, që vendoset në një dhomë vakumi për të eliminuar papastërtitë. Pastaj, shkencëtarët futin gazra hidrogjeni dhe metani, duke e nxehur dhomën në 3,000°C për të krijuar plazmën – një gaz shumë i karikuar.

Karboni që çlirohet nga metani ngjitet mbi “farën” dhe fillon të kopjojë strukturën kristalore të diamantit natyral. Me kalimin e kohës, formohet diamanti artificial – që rritet me një shpejtësi prej rreth 0.006 milimetra në orë. /GazetaExpress/