Xherdan Shaqiri është rikthyer te golat. Sulmuesi shqiptar shënoi të dielën në fitoren 2:1 të Baselit në fushën e Winterthurit, ndeshje e vlefshme për javën e 16-të të Superligës zvicerane.
Shaqiri zhbllokoi rezultatin në minutën e 29-të me një gol të shënuar nga afërsia. Para kësaj ndeshjeje, ai kishte realizuar së fundi më 6 nëntor, kur shënoi dy gola në triumfin 3:1 të Baselit ndaj FCSB-së në Ligën e Evropës.
34-vjeçari zhvilloi një paraqitje të shkëlqyer dhe e mbylli ndeshjen si lojtari më i mirë i saj.
Te Baseli, Albian Ajeti u aktivizua në minutën e 73-të, ndërsa për Winterthurin, 18-vjeçari Leandro Maksutaj hyri në lojë në minutën e 89-të.
Shaqiri këtë edicion numëron 11 gola dhe dhjetë asistime në 25 paraqitje në të gjitha garat.
Baseli aktualisht ka 27 pikë dhe qëndron në zonën e kreut të renditjes, ndërsa Winterthuri mbetet i fundit me vetëm nëntë pikë.

