Mjekët në alarm nga ChatGPT

Mjekët në alarm nga ChatGPT

Fenomeni i ChatGPT, i përdorur masivisht nga të rinjtë, por jo vetëm, po shtrihet edhe për gjetjen e zgjidhjeve të problemeve shëndetësore.

“Isha me grip dhe e përdora ChatGPT dhe më tha se duhet të shkoj tek mjeku.”“Konsultohem për medikamentet.”

Por bluzat e bardha thonë se përdorimi i ChatGPT është kthyer në një alarm shëndetësor, pasi në mjaft raste ka rënduar gjendjen e pacientit.

“Është një fenomen shqetësues që sjell probleme për shëndetin e pacientit. Kemi pasur shumë raste, sidomos tek nënat e reja, për trajtimin e fëmijëve të tyre që i drejtohen ChatGPT dhe u jep një recetë të gatshme. Pasi e kanë përdorur këtë lloj mjekimi, paraqiten tek ne në gjendje të rënduar dhe e kanë pranuar që kanë përdorur ChatGPT,” tha Dritan Hoxha, mjek familje.
shiko video
Mjekët thonë se ky fenomen është në rritje, kryesisht në periudhën e virozave.

“Kjo është diçka shumë e rrezikshme për shëndetin e fëmijës. Sepse mjeku merret me trajtimin dhe antibiotikun që duhet të përdorë. Ky fenomen ndodh më shumë në periudhën e virozave dhe është më i shprehur tek brezi i ri.”

Për të shmangur komplikacionet shëndetësore, bluzat e bardha kërkojnë të shmanget përdorimi i antibiotikut pa recetën mjekësore dhe pa konsultën direkte me mjekun specialist.

Tv Klan