Përballja Napoli – Juventus, dueli Rrahmani vs Zhegrova

Përballja Napoli – Juventus, dueli Rrahmani vs Zhegrova

Sonte pritet një përballje interesante në Serie A, ku Napoli do të presë Juventusin në stadiumin “Diego Maradona” për ndeshjen e 14-të të kampionatit italian.

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, është titullar i padiskutueshëm te Napoli dhe pritet të jetë nga minuta e parë, me skuadrën napolitane që synon vetëm fitore për të vazhduar garën për titull.

Nga ana tjetër, Edon Zhegrova te Juventus nuk pritet të nisë ndeshjen titullar, megjithëse performanca e tij e fundit nga stoli ka dhënë sinjale pozitive.

Trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti, do të vendosë nëse do t’i japë sulmuesit kosovar shansin të tregojë cilësitë e tij nga minuta e parë, tash që thuhet se është rikuperuar plotësisht nga lëndimi.

Ndeshja nis në orën 20:45, dhe pritet të ofrojë një duel të zjarrtë mes dy lojtarëve kosovarë, si dhe një sfidë të fortë për vendet e larta në tabelë.

Aktualisht, Napoli gjendet në vendin e tretë me 28 pikë, ndërsa Juventusi në vendin e shtatë me 23 pikë.