Nëna me dy vajza në rrugë pas divorcit, burri e kunati i marrin shtëpinë

Nëna me dy vajza në rrugë pas divorcit, burri e kunati i marrin shtëpinë

Kujtime Ramadani tregon në emisionin “Stop” në Tv Klan se pas një martese 20-vjeçare që nuk funksiononte më, vendosi të ndahej nga bashkëshorti i saj, Elton Ramadani. Ajo jetonte me të dhe dy vajzat në një apartament 60 m² në rrugën “Mihal Grameno” në Tiranë.

Banesa ishte në emër të vjehrrit dhe vjehrrës, të cilët para se të ndërronin jetë, e kishin lënë me testament për Eltonin dhe familjen e tij. Por situata mori një kthesë të dhimbshme.

https://youtu.be/XCmQ95l4Cvs

Eltoni vendosi ta dhuronte apartamentin tek vëllai i tij, Urim Ramadani, një manovër për të nxjerrë jashtë shtëpisë Kujtimen dhe vajzat. Sipas avokatit Leonard Karaj, Eltoni shkoi edhe më tej, duke kërkuar një urdhër mbrojtjeje ndaj Kujtimes që fillimisht u miratua në shkallë të parë, por më pas u rrëzua nga Apeli. Megjithatë, sipas palës së Kujtimes, Urim Ramadani e përdori këtë urdhër, edhe pse i pavlefshëm, për ta larguar sërish kunatën dhe mbesat nga banesa duke vepruar padrejtësisht dhe duke i lënë tri gra në qiell të hapur.

Motra e Urimit dhe Eltonit, Irma, deklaron se prokura që ajo dha, ishte që apartamenti t’i kalonte Eltonit, Kujtimes dhe vajzave. Ajo tregon se Kujtimja është kujdesur për prindërit e saj, sidomos për nënën që ishte e sëmurë. Ajo dënon aktin e vëllezëve për ta nxjerrë në rrugë ish-kunatën dhe dy mbesat.

Irma, motra: Para se të vdiste mami, ka lënë me amanet që unë pjesën time, me amanetin e mamit, do t’ia linim Eltonit me nusen dhe gocat.

Gazetarja: Vullneti juaj ka qenë që kjo shtëpi të jetë për familjen e Eltonit…

Irma, motra: Po, po!

Gazetarja: Dhe jo për Urimin siç është sot.

Irma, motra: Jo, joo! Po të ishte për ashtu, unë iu thoja atyre, që pjesën time ia kaloj ty dhe ty. Kujtimja është kujdesur për prindërit e mi, sidomos për nënën në fund, që ka qenë shumë e sëmurë dhe të gjitha, çfarë ka bërë ajo në atë shtëpi, janë nga dora e saj dhe nga xhepi i Kujtimes dhe për këtë më vjen shumë keq.

/tvklan.al