Merr 5 milionë lekë kredi për shoqen, nuk i kthen paratë

Merr 5 milionë lekë kredi për shoqen, nuk i kthen paratë

Një qytetare nga Tirana tregon në emisionin “Stop” në Tv Klan se ndihet e mashtruar nga një person që e konsideronte mike. Ajo thotë se Elona Tati pas një viti miqësie i kërkoi një shumë prej 5 milionë lekësh, duke thënë se i duheshin për një emergjencë. Duke qenë se denoncuesja nuk i kishte paratë, mori kredi në bankë me afat shlyerjeje tre vjet vetëm që ta ndihmonte mikeshën e saj.Mirëpo tre muajt e afatit të premtuar kaluan dhe Elona nuk pagoi. Duke parë se premtimet nuk po mbaheshin, qytetarja kërkoi që gjithcka të përpilohej në zyrën noteriale të Redion Zaloshnjës, ku Elona deklaroi se deri në shtator 2024 do ta shlyente shumën. Por as ky afat nuk u respektua. Denoncuesja bëri edhe një deklaratë të dytë noteriale te i njëjti noter duke i dhënë Elonës një afat më të gjatë, pra shlyerje deri në qershor 2025. Por as në këtë afat nuk i mori paratë e veta.shiko videon

Gazetarja takoi Elona Tatin, e cila sërish deklaroi se do t’i kthente paratë duke kërkuar edhe dy muaj kohë. Në prani të grupit të xhirimit, Elona u zotua se më 7 janar do të shlyente 1 milion lekë, ndërsa pjesën tjetër do ta paguante gjatë muajit shkurt.

/tvklan.al