‘Kërkonte bashkëpunime, s’ia kthenin mesazhet’, flet halla e Shpatit

‘Kërkonte bashkëpunime, s’ia kthenin mesazhet’, flet halla e Shpatit

E ftuar në televizionin Alsat, halla e këngëtarit të ndjerë, Shpat Kasapi, ka folur për herë të parë pas humbjes së tij.

Ajo ndau me publikun kujtimet e saj për karrierën e shkëlqyer muzikore të nipit, për pasionin dhe suksesin që ai arriti në skenën shqiptareAjo shprehu me dhimbje të thellë, se Shpati kishte kërkuar bashkëpunim dhe mbështetje nga kolegët e tij kohët e fundit të karrierës, por kjo nuk kishte ndodhur.

“Ajo që më dhemb më shumë është se Shpati kërkoi, kërkoi bashkëpunime e ndoshta as mesazhet nuk ia kanë lexuar! Pse nuk i duam kurrë kur kemi njëri-tjetrin? Kjo është e dhimbshmë”, shprehet mes tjerash halla e Shpatit.
https://www.instagram.com/reel/DSA4upvjUEB/?utm_source=ig_embed&ig_rid=a6fecad2-9fbc-457b-bef1-51a92b81ef5f