Në ujërat rreth Karaburunit është kapur sërish një peshk i rrezikshëm, i cili, nëse preket pa kujdes, shkakton probleme shëndetësore për peshkatarët.
Ai quhet ‘peshku luan’ dhe është i rrezikshëm si për njerëzit, ashtu edhe për speciet e tjera detare.
Ky peshk është invaziv për ujërat tona dhe po shihet gjithnjë e më shpesh në Adriatik dhe në Detin Jon.Peshkatari Sherif Dyrmishi thotë se peshku u kap në një thellësi deri në 40 metra, në brendësi të Gjirit të Vlorës, pranë Karaburunit.
“Helmi i tij është i rrezikshëm dhe ky peshk nuk duhet të konsumohet,” tha ai, duke shtuar se duhet të eliminohet.
Kjo specie gjendet kryesisht në Detin e Kuq dhe zakonisht jeton në thellësi të mëdha.
Peshqit invazivë shqetësojnë shkencëtarët, pasi dëshmojnë ngrohjen e detit dhe mund të dëmtojnë ekosistemin, duke u shumuar me shpejtësi.shiko videon

