Gruaja heroinë, shpëton burrin e dehur që bie mbi shinat e trenit

Gruaja heroinë, shpëton burrin e dehur që bie mbi shinat e trenit

Një ish-agjente e policisë së Katalonjës në Spanjë dhe dy pasagjerë të tjerë të metrosë së Barcelonës u bënë protagonistë të një akti heroik, pasi shpëtuan një person që ra në shinat e trenit në stacionin “Plaça Espanya”.

Pamjet e kamerave të sigurisë, të publikuara në rrjete sociale, tregojnë burrin duke ecur në gjendje të dehur në platformë, derisa rrëshqet dhe bie mbi shina.Ish-agjentja, me mbi 30 vite përvojë në siguri, reagoi menjëherë. Ajo, pasi kuptoi gjendjen e rëndë , aktivizoi fillimisht butonin e emergjencës së stacionit dhe më pas u hodh në shina, e ndjekur nga dy burra të tjerë, për t’i ardhur në ndihmë.

Falë ndërhyrjes së shpejtë, ata arritën ta nxirrnin me shpejtësi në një zonë të sigurt, pak çaste para mbërritjes së trenit. (A2 Televizion)

shiko videon