Gripi më infektues, Varianti K po gjunjëzon sistemet shëndetësore në disa vende

Gripi më infektues, Varianti K po gjunjëzon sistemet shëndetësore në disa vende

Një valë e re gripi po përhapet me shpejtësi në disa shtete të botës, duke shkaktuar rritje të ndjeshme të rasteve të infektimit dhe shtim të shtrimeve në spitale.

Bëhet fjalë për mutacionin e virusit AH3N2, të njohur tashmë si “varianti K”, i cili po konsiderohet nga ekspertët si një ndër variantet më infektuese të viteve të fundit.

Sipas mediave britanike The Sun dhe The Times, disa spitale në Mbretërinë e Bashkuar kanë shpallur “gjendje kritike” për shkak të fluksit të lartë të pacientëve të prekur nga gripi, i quajtur në disa tabloide “super-flu”. Autoritetet shëndetësore po raportojnë një rritje trefishe të shtrimeve në krahasim me vitin e kaluar, veçanërisht tek të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike.Edhe në SHBA dhe Japoni janë vërejtur shpërthime lokale të infeksioneve, ndërsa specialistët paralajmërojnë se mutacionet e variantit K mund ta bëjnë virusin më pak të ndjeshëm ndaj vaksinës aktuale të sezonit 2025-2026.

Megjithatë, ekspertët theksojnë se vaksinimi mbetet mbrojtja më e mirë, pasi redukton rrezikun e komplikacioneve dhe shtrimeve në spital.