Dhjetor i zjarrtë në “Opinion”: Berisha të enjten në studio, Rama javën e ardhshme

Dhjetor i zjarrtë në “Opinion”: Berisha të enjten në studio, Rama javën e ardhshme

Nisur nga Dita e Rinisë, 8 dhjetori, drejtuesi i “Opinion”, Blendi Fevziu, bëri me dije se përgjatë këtij muaji e deri në shkurt të 2026-ës, në emision do të mund të ndiqni intervista si një reflektim të politikanëve më të rëndësishëm të Shqipërisë post-komuniste, e jo vetëm.

Të enjten, më 11 dhjetor, në “Opinion” do të jetë i ftuar kryedemokrati Sali Berisha, në një reflektim të 35 viteve të tij në politikë. Ai pritet të flasë edhe për situatën aktuale në Partinë Demokratike, turin që ka nisur me foltoret apo edhe protestën kombëtare që ka paralajmëruar se do të realizohet shumë shpejt.Politikani më jetëgjatë dhe me më shumë ndikim në Shqipëri. Nuk do të jetë vetëm për dhjetorin e 1990-ës, por një rrëfim për këto 35 vite”, tha drejtuesi i emisionit, Blendi Fevziu.Ndërsa, kryeministri i vendit, Edi Rama, siç njoftoi Fevziu, do të jetë në studio të enjten e javës së ardhshme, më 18 dhjetor.

“Ka qenë po ashtu protagonist që prej viteve ’90, edhe pse me shkëputje, e deri më sot. Edhe ai në një reflektim”, u shpreh Fevziu për kreun e qeverisë.

Teksa ka shumë gjëra për t’u thënë, ajo që ka qenë kryefjalë e diskutimeve së fundmi në kampin socialist e jo vetëm, është vendimi i Gjykatës së Posaçme AntiKorrupsion (GJKKO) për Belinda Ballukun, duke e shkarkuar nga detyra si ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë e njëkohësisht numri dy i kabinetit qeveritar. Vendim, të cilin Rama e ka komentuar publikisht, madje ka dorëzuar një padi në Gjykatën Kushtetuese si kundërpërgjigje.

Për këtë e më shumë, ai do të flasë në “Opinion” në Tv Klan.">    ">