Çfarë e shkakton gërhitjen? Ja si ta mënjanoni atë…

Çfarë e shkakton gërhitjen? Ja si ta mënjanoni atë…

Gërhitja shfaqet me rastin e obstruksionit të frymëmarrjes. Kjo mund të shkaktohet nga të ftohtit, ose nga parregullsitë anatomike në hundë dhe në fyt. Megjithatë, shumica e shkaktarëve të zakonshëm të gërhitjes është që muskujt e fytit dhe përreth tij, relaksohen shumë më tepër në gjumë. Kjo do të thotë se hapja e fytit bëhet shumë më e ngushtë dhe krijohen vështirësi të hyrjes së ajrit. Derisa personit i duhet sasia e njëjtë e ajrit në mushkëri, rritet shpejtësia e hyrjes së ajrit në mushkëri. Presioni në fyt rritet dhe uvula dhe qiellza e butë fillojnë të vibrojnë. Zhurma që krijohet me këtë vibrim quhet gërhitje. Normalisht frymemarrja realizohet nepermjet hundes. Ndersa kur gerhisni, frymemarrja behet me ane te gojes, qe mund te vi nese marrja fryme me hunde has pengesa. Fenomeni i gerhitjes ose sic quhet ndryshe, ronkopatia, ka intesitet te ndryshem dhe eshte e zhurmshme. Kjo e fundit vjen si rrjedhoje e vibracionit te indeve te buta. Gjendja e qetesise se muskujve te gojes, te gjuhes dhe te fytit, e veshtiresojne edhe me shume depertimin e ajrit. Ronkopatia mund te jete edhe kronike sa te veshtiresoje shume frymemarrjen gjate gjumit e te transformohet ne apnea te gjumit (nuk merr fryme per disa sekonda).

Shkaqet me te zakonshme qe shkaktojne gerhitje jane:

– pengesa ne hunde si devijim te murit ndares te hundes apo ngushtim te valvulave te hundes.

– pengesa ne pjesen e gojes, ne faring apo tek bajamet, vecanerisht tek duhanpiresit.

– konsumi i alkolit, duhanit apo pirja e qetesuesve

– faktore fizike-anatomike si obeziteti, gjuha shume e trashe apo nje mjeker e vogel e spostuar mbrapa

– bllokim i hundes per shkak te patologjive inflamatore si gripi apo rrufa

Pavaresisht ketyre faktoreve ka disa ndryshime te vogla, qe mund te beni e te shpetoni nga te gerhiturat, nese nuk jane kronike, ne te kundert duhet ti drejtoheni nje doktori apo nje kirurgu palstik.

Disa keshilla praktike per te mos gerhitur gjate nates:

1. Beni kujdes ndaj pozicionit qe flini. Nuk keshillohet te flini pa jastek, me bark poshte apo ne pozicion qe mjekra pjek gjoksin.

2. Ajrosni dhomen per te marre fryme me lehte. Pluhuri dhe bakteret jane armiq te gjumit prandaj ajrosni dhomen dhe dyshekun te pakten 20 minuta ne dite.

3. Kontrolloni menyren e te ushqyerit duke mbajtur nje diete te ekuilibuar, duke evituar ushqimet me shume kalori dhe me yndyre. Kjo nuk permireson vetem gerhitjen, por edhe shendetin e pergjithshem.

4. Duhet te keni nje peshe normale, sepse dhjami ne gushe dhe bark eshte nje nga shkaqet e gerhitjes.

5. Hiqni dore nga alkoli dhe duhani

6. Evitoni qetesuesit madje edhe cajin e kamomilit, pasi muskujt e gojes mund te qetesohen aq shume sa te favorizojne gerhitjen.

7. Nese jeni me grip, para se te flini mund te vendosni nje ankeplast nazal, i posacem per zhbllokimin e rrugeve te frymemarrjes.

Gjithsesi nese keni provuar gjithcka por prape problemi perseritet, ka nje zgjidhje te sigurte, bisturia. Kirurgjia plastike vjen ne ndihme duke minimizuar turbinatet e hundes por pa i shkaterruar ato. Eshte nje operacion qe zgjat vetem 15 minuta dhe nuk ka dhimbje.

Kjo teknike perdoret nese keni fryrje te turbinateve, ndersa ne raste te tjera mund te mjaftoje njesetoplastike ose zgjerimi i valvolave te hundes.

Nje frymemarrje e mire eshte thelbesore per nje gjume te mire, por edhe kur hani, kur puthni etj.