Burrat duhet të ushtrohen dyfish më shumë se gratë për të pasur të njëjtin përfitim për zemrën

Burrat duhet të ushtrohen dyfish më shumë se gratë për të pasur të njëjtin përfitim për zemrën

Një studim i ri ka treguar se gratë përfitojnë më shumë nga ushtrimet fizike sesa burrat, sidomos për shëndetin e zemrës.

Sipas kërkimit, gratë që bëjnë rreth 4 orë stërvitje në javë mund të ulin rrezikun për sëmundje të zemrës me 30%. Ndërsa burrat duhet të ushtrohen pothuajse 9 orë në javë për të arritur të njëjtin rezultat.

Edhe pak stërvitje ndihmon: vetëm 2 orë e gjysmë në javë mund të ulin rrezikun me 22% te gratë dhe 17% te burrat.Studimi tregoi gjithashtu se edhe personat që kanë sëmundje të zemrës mund të përfitojnë. Gratë që stërviten për rreth 50 minuta në javë jetojnë më gjatë, ndërsa burrat duhet të bëjnë rreth 85 minuta për të pasur të njëjtin përfitim.

Pra, burrat duhet të ushtrohen rreth 1.7 herë më shumë se gratë për të pasur të njëjtën mbrojtje për zemrën.

Sipas shkencëtarëve, kjo mund të lidhet me hormonin estrogjen, që ndihmon gratë të djegin yndyrë dhe mbron enët e gjakut. Gjithashtu, gratë kanë më shumë muskuj për qëndrueshmëri, ndërsa burrat kanë më shumë muskuj për forcë dhe shpejtësi dhe kjo ndoshta bën që zemra e grave të përfitojë më shumë nga pak stërvitje.