Reperi Bejta ka ndarë së fundmi përvojat e tij më të vështira në një intervistë për emisionin “Ky Emër”, duke folur hapur për kontaktin e hershëm me substancat narkotike dhe pasojat që kjo ka pasur në jetën e tij.
“Është mirë që t’i lëmë këto gjëra pas, por ne e kemi pasur rrethin shumë të involvuar në këtë punë. Unë, si njeri shumë aktiv, kam pasur kontakt me këto gjëra herët. Kam qenë 14-15 vjeç kur fillova, duke eksperimentuar me alkoolin, duke blerë e shitur”.
“Dikur e pashë që po krijohej një karakter që nuk përputhej me vlerat dhe edukatën me të cilën jam rritur. Dhe më pas, natyrisht, erdhën edhe problemet me policinë dhe disa dënime”, rrëfeu reperi.
Ai gjithashtu tregoi për periudhën kur ishte në liri me kusht.
“Kam qenë 5 vjet liri me kusht. Gjatë asaj kohe, nëse ndodhte diçka, do të dënohesh dhe do të hyja në burg. Në burg s’kam qenë, por kam pasur probleme”.
Ky rrëfim i hapur tregon betejën e Bejtës me periudha të vështira dhe si këto përvoja e kanë formuar dhe e kanë përforcuar si artist dhe si person.
Sidoqoftë, tani qëndron larg dhe bën një jetë krejtësisht tjetër.

