“Babi do jetë engjëlli jonë mbrojtës”, Selvija me mesazh prekës për Shpatin

“Babi do jetë engjëlli jonë mbrojtës”, Selvija me mesazh prekës për Shpatin

Këngëtari i mirënjohur, Shpat Kasapi, u nda nga jeta të mërkurën e javës së kaluar.

I njëjti me homazhe e numër të madh të njerëzve që e përcollën për në destinacionin e fundit u varros të dielën e javës së kaluar.

Dhjetë ditë pas ndarjes së njeriut të dashur nga jeta, Selvija ka bërë një veprim prekës.

E njëjta ka rikthyer një imazh krah këngëtarit të ndjerë Shpat Kasapi në rrjetet sociale, foto të cilat ajo i kishte fshirë para ndarjes nga jeta të artistit, teksa marrëdhënia e tyre ndodhej në krizë
Foto i përket datës 20 Janar 2024, ku dyshja pozonin krah djalit të tyre Roelit në 2 vjetorin e tij të lindjes.
Ajo që është më prekëse se fotoja është përshkrimi i bërë aty, e që duket qartë që është përditësuar së fundmi.

Krahas imazhit, Selvije Jao ka edituar edhe mbishkrimin në postim, ku i dedikon një mesazh prekës të birit: “P.s. 05.12.2025 Babi do jetë ëngjëlli jonë mbrojtës deri sa Xheneti të na bashkojë inshallah”.