Ish-finalistja e Big Brother VIP Kosova, Xhuli Nura, ka treguar një përvojë të pakëndshme gjatë udhëtimit të fundit në Serbi. Modelja raporton se u ndalua në kufi për rreth tri orë, një vonesë që, sipas saj, nuk ishte rastësore dhe ndodh gjithmonë.
“E njëjta gjë sa herë vij nga Serbia, më lënë 3 orë me prit në kufi. Or vëlla kur e keni me e kuptu se unë nuk e ndali gojën time për patriotizmin e vendit tim”, u shpreh Xhuli.
Ajo shtoi se kjo pritje nuk e shqetëson përballë qëndrimeve të saj të vendosura. “Më humbni vetëm 3 orë se asgjë tjetër nuk më bëni”, tha ajo. Xhuli ka dhënë edhe herë të tjera detaje për problemet që ka pasur e pritjet e gjata, duke e marrë në pyetje edhe për shumë gjëra të tjera.
Xhuli ka treguar më parë për problemet me pritjet në kufi, duke dhënë detaje të tjera mbi udhëtimet dhe vështirësitë që ka hasur. Publikimi i kësaj ngjarjeje ka nxitur reagime të shumta nga ndjekësit, të cilët kanë komentuar mbi vonesat e gjata dhe situatën e përsëritur gjatë kalimeve në kufi.
Për shumë ndjekës, vonesa e tri orëve ka ngjallur diskutime mbi mënyrën si menaxhohen kontrollet në kufi dhe mënyrën si ndikojnë ato në udhëtimet e qytetarëve.
shiko videon
