Gina Kasoff, një grua rreth të dyzetave nga Misuri, është bërë një nga figurat më të pazakonta të rrjeteve sociale. Ajo është nënë e pesë fëmijëve të rritur, por në jetën e përditshme kujdeset edhe për 20 foshnja që nuk janë reale, por kukulla hiperrealiste të njohura si Reborn Dolls.
Këto kukulla, të punuara me silikon dhe vinil nga artistë të specializuar kushtojnë nga disa mijëra deri në dhjetë mijë dollarë secila. Gina i trajton ato si personazhe me emra, zëra dhe personalitete, duke krijuar video me rutina ditore, dalje në dyqane, festa dhe skena familjare.
Pavarësisht kritikave në rrjet, Gina ka arritur të fitojë mbi 200 mijë dollarë në vit vetëm nga YouTube. Kanali i saj u monetizua brenda pak javësh dhe sot numëron dhjetëra mijëra ndjekës, kryesisht vajza të vogla dhe gra që gjejnë tek përmbajtja e saj një formë argëtimi dhe ngushëllimi.
Ajo shprehet se kukullat nuk janë zëvendësim i fëmijëve të vërtetë, por një formë loje dhe kujdesi emocional, e cila për disa shërben edhe si terapi pas humbjes, infertilitetit apo vetmisë. Gina thekson se nuk ka shpërdorim ushqimi apo sendesh, pasi gjithçka ripërdoret ose dhurohet pas xhirimeve.

